Ilustrim

Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje sa i përket gjuajtës me armë që ndodhi mbrëmë në Fushë Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona dhe ka treguar se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje-përleshje, dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri një person dhe dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar edhe vëllain e tij.

Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë  dhe katër gëzhoja.

Policia thotë se nga ky incident dy viktimat dhe një i dyshuar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor,  ku ky i fundit gjendet nën përkujdesjen e policisë.

Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa, rasti është duke u hetuar.

Gjuajtje me armë në Fushë Kosovë

.