Gjuajtje me armë në Fushë Kosovë

Një gjuajtje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur sonte rreth orës 22:30 në qytetin e Fushë Kosovës.

Nga informacionet e para, Policia njofton se dy persona janë të lënduar nga arma e zjarrit.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci njoftoi se të lënduarit janë dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Lidhur me këtë rast një person i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanave që lidhen me rastin”, ka njoftuar zyrtari policor.