Policia jep detaje për armët që u gjetën afër fshatit Prelluzhë të Vushtrrisë

Një sasi armësh dhe municionesh janë gjetur sonte në Prelluzhë të Vushtrrisë.

Në lidhje me këtë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se nga njësitë përkatëse është bërë perimetri i sigurisë.

“Në orët e pasdites një qytetar ka raportuar se derisa po mblidhte hekura në një hapësirë ku hidhen mbeturinat në hyrje të fshatit Prelluzhë, ka vërejtur dy armë. Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime operative e hetimore ku nga njësitë përkatëse është bërë perimetri i sigurisë” – ka thënë Zahiti për KALLXO.com.

Ai ka shtuar se gjatë kontrollit në atë lokacion janë gjetur dy armë të gjata, një sasi e municionit, katër granata dore dhe një tromblon.