Gjenden armë e municione në Prelluzhë të Vushtrrisë

Një sasi armësh dhe municionesh janë gjetur sonte në Prelluzhë të Vushtrrisë.

Burime të KALLXO.com thonë se një qytetar ka raportuar në Polici se ka hasur në disa armë të zjarrit.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dy armë të gjata, një sasi e municionit dhe një tromblon.

Sipas burimit, armët janë të ndryshkura.

Për këtë KALLXO.com i ka dërguar pyetje Policisë së Rajonit të Mitrovicës dhe është në pritje të përgjigjes.