Policia jep detaje për aksidentin në Gjakovë

Një aksident ka ndodhur rreth orës 22:00 në qendër të Gjakovës.

Në një prononcim për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se në aksident është përfshirë një automjet, me ç’rast shoferi ka pësuar vetaksident duke goditur një shtyllë elektrike.

Elezaj thotë se si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkaq shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas ekzaminimit mjekësor është liruar.

“Meqenëse është duke u hetuar rasti, shkaqet ende nuk dihen“- shtoi ai.

KALLXO.com pak minuta më parë raportoi për këtë rast.

Aksident i rëndë në Gjakovë