Aksident i rëndë në Gjakovë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në Gjakovë.

Një qytetar ka dërguar pamje në KALLXO.com, në të cilën shihet një veturë e aksidentuar.

Në vendin e ngjarjes janë njësitë e Policisë.

Nuk dihet nëse ka të lënduar dhe as shkaqet e aksidentit.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës në lidhje me rastin, mirëpo deri në publikimin e  këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.