Policia: Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjilan

Dje rreth orës 17:00 një burrë në Gjilan është gjetur pa shenja jete.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Viktima sipas familjarëve kishte pasur probleme shëndetësore.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori, me vendim të të cilit trupi i pa jetë i viktimës iu është liruar familjarëve.