Ilustrim: Kontroll e policise

Policia e Kosovës nis masat e sigurisë për festat e fundvitit - VIDEO

Policia Rajonale e Prishtinës ka nisur sonte zbatimin e masave për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt gjatë festave të fundvitit.

Posa kanë marrë instruksionet nga drejtori i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Basri Shabani, njësitë policore nga Stacionin – Qendër në Prishtinë, janë shpërndarë në pikat të shumta për të nisur zbatimin e planit.

Për garantuar sigurinë, Policia kanë vendosur pika kontrollet në hyrje-daljet e Prishtinës, brenda kryeqytetit, por edhe në rrugët periferike.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Basri Shabani tha se qëllimi i këtij planit operativ është shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, ligj dhe siguri në vend.

Po ashtu ka thënë ai, parandalimin dhe luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale që rrezikojnë sigurinë publike.

Këto masa, sipas tij, do të shtrihen në tërë territorin që mbulohet nga Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë.

“Qëllimi i planit është po ashtu monitorimi dhe mbikëqyrja e situatës, sigurisë në rrugë sheshe apo lokacione tjera të hapura apo të mbyllura në aspektin e sigurisë. Shtimi i vigjilencës dhe prezencës policore në rrugë për kontrolle dhe lehtësim të rrjedhës së trafikut rrugor. Ofrimi i sigurisë në të gjitha vende ku do të mbahen aktivitete e manifestime kulturore, artistike e sportive” – ka thënë ai.

Shabani tha se Policia, për të arritur qëllimet për sigurimin e rend dhe qetësisë publike ka angazhuar të gjitha resurset e nevojshme për në realizmin e detyrave policore që dalin nga ky plan operativ.

“Njësitë të cilat janë ta angazhuar në mbështetje të drejtorisë rajonale të Policisë në Prishtinës janë Njësia Speciale Operative, Njësia e Reagimit të Shpejtë, bashkërisht me njësinë e trafikut dhe atë të rendit do të aplikojnë pika të shtuara të kontrollit në qytet dhe periferi të qytetit dhe nën të çdo rrugët që hynë dhe dalin në kryeqytet”- ka thënë drejtori Basri Shabani.

Ai ka paparalajmëruar dhe masa ndëshkimore ndaj atyre që  shkaktojnë jo stabilitet duke rrezikuar rendin dhe sigurinë publike.

KALLXO.com ka përcjellë disa nga aksionet që janë marrë nga policia në zbatim të planit në disa zona të Prishtinës.

Basri Shabani. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga aksioni i Policisë në zbatim të planit për festat e fund vitit- 2023. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga aksioni i Policisë në zbatim të planit për festat e fund vitit- 2023. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga aksioni i Policisë në zbatim të planit për festat e fund vitit- 2023. Foto: KALLXO.com.