Foto: KALLXO.com Ilustrim

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Interpoli, i dënuar me 14 vite burgim

Një shtetas turk, i kërkuar nga Interpoli është arrestuar nga Policia e Kosovës sot, pas një pune operative – hetimore.

Ai ishte ishte i dënuar me mbi 14 vite burgim.

“Gjatë ditës së sotme pas një pune operativo-hetimore e ka arrestuar shtetasin turk A.P (viti i lindjes 1962), i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpol nga ana e autoriteteve turke, dhe i dënuar me mbi 14 vite burgim” – ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ky arrestim është bërë prej Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, për të cilën policia thotë se mbetet e përkushtuar në ngritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar policor, me qëllim arrestimin e  personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimin dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.