Ilustrim Foto: KALLXO.com

Policia arreston një person në Skenderaj, iu gjet dhe konfiskua në armë TT

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prellovc të Skenderajt, i cili dyshohet për armëmbajtje pa leje.

Sipas raportit policor, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit e llojit TT me një karikator me tetë fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është regjistruar më 24 dhjetor 2023 rreth orës 00:45 dhe është iniciuar si armëmbajtje pa leje.