Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Planifikimi urban në Pejë - LIVE

Në RTV Dukagjini dhe në KALLXO.com, po transmetohet debati i katërt prej një seri debatash që do të zhvillohen për planifikimin hapësinor në komunat e vendit.

Debatet po organizohen prej dy organizatave që punojnë me plane hapësinore dhe trashëgimi kulturore, “Qytetarët Aktiv” dhe “Ec ma Ndryshe”.

A ka Peja plan zhvillimor urban rregullues në fuqi? Si po zhvillohen ndërtimet në Bogë? 

Sa po mbrohen resurset natyrore ose zonat e mbrojtura të natyrës? Çfarë leje po jepen atje për ndërtime? Sa është zbatuar plani aktual zhvillimor e sa është i suksesshëm?

Sonte për të diskutuar për këto tema dhe jo vetëm, në debat janë të ftuar; kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri, Naser Lajqi nga Syri i Vizionit, Modest Gashi – arkitekt UNHABITAT dhe Xhelal Llonçari – arkitekt.