Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri, pasditën e sotme në Prishtinë, përkatësisht në lagjen “Dardania”.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj, Policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij.

“Sot rreth  orës 15:30, policia  ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e saj.