Foto-ilustrim

Plagosen me thikë babë e bir në Fushë Krujë, kapet i dyshuari

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga goditjet me thikë që kanë pësuar nga një i dyshuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë Krujë rreth orës 21:00.

Të plagosurit janë babë e bir, Sh.S. dhe A.S

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i reagimit në kohë, kryerjes së veprimeve të shpejta e profesionale, rrethimit dhe krehjes së zonës, bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit E.H., 35 vjeç.

Pas një konflikti të çastit E.H. ka goditur me thikë shtetasit Sh.S. dhe A.S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E.H pasi plagosi babë e bir u largua me biçikletë, por u kap gjatë ndjekjes nga Policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika dhe biçikleta me të cilën autori u largua.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.