Plagoset një person me thikë në Prishtinë

Një person është plagosur nga goditja me thikë pas një përleshje me fizike në mes të disa personave në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetit, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 19:30, ndërsa janë arrestuar dy persona.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.