foto: Ilustrim

Sherr në Shëngjin, plagoset me thikë në zemër një pushues nga Kosova

Një 50-vjeçar i identifikuar si S.B. me origjinë nga Kosova ka mbetur i plagosur nga një person tjetër H. B. 66 vjeç, po nga Kosova, i cili është arrestuar.

I plagosuri ka marrë plagë në zemër dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lezhës, ndërsa mësohet se gjendja e tij është rënduar.

Pamjet rreth këtij rasti mund t’i gjeni këtu.

Thika është sekuestruar, ndërsa vijojnë veprimet nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.