Pika kufitare në Jarinjë. Foto: KALLXO.com

Pika kufitare në Jarinjë vazhdon të jetë e mbyllur

Më 24 shtator të këtij viti, dy nga pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbi, ajo e Bërnjakut dhe e Jarinjës u mbyllën për qarkullim, pas sulmit terrorist që u krye në drejtim të Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, nga i cili i vrarë mbeti rreshteri Afrim Bunjaku.

Qytetarët, veturat e mjetet e tjera transportuese lejoheshin që të dilnin nga Kosova, mirëpo nuk lejohej që të futeshin nga Serbia brenda territorit të shtetit.

10 ditë pas mbylljes së kësaj pike, autoritetet e Kosovës vendosën ta hapin pikën kufitare në Bërnjak, mirëpo ajo në Jarinjë vazhdon të jetë e mbyllur.

Kjo është konfirmuar për KALLXO.com edhe nga Policia e Kosovës, e situatë e njëjtë shihet edhe tek Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Përgjegjësinë për këtë sulm e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.