Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Pesë raste të dhunës në familje brenda ditës në Kosovë - një person dërgohet në mbajtje

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici gjatë së mërkurës.

Dy raste kanë ndodhur në Gjakovë, një në Pejë, një në Prishtinë dhe një në Komoran.

Në rastin e Komoranit dhe dy rastet e Gjakovës janë të dyshuara gra që janë intervistuar për dhunë psiqike dhe fizike. Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë dhe Pejë janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, bura kosovarë.

Në Prishtinë i dyshuari kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull dhe pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt. I dyshuari në Pejë ishte ushtruar dhunë psiqike ndaj dy viktimave gra, me vendim të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje.