Pesë persona të lënduar nga aksidenti në Kaçanik

Të paktën pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt.

Veseli ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshiera dy automjete.

“Si pasojë e këtij aksidenti veç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime trupore kanë pësuar 5 persona të cilët po trajtohen në Qendrên Emergjente në Ferizaj. Lidhur me rastin, veç njësive policore  janë angazhuar autoambulancat dhe Zjarrfikësit. Policia Rajonale e Komunikacionit të Ferizajt po e heton rastin”, ka thënë Veseli.

Aksident i rëndë në Kaçanik (VIDEO)