Ilustrim

Pesë persona të lënduar në aksidentin te Badovci - Pamje

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Në këtë aksident trafiku janë përfshirë dy automjete.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”- ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Në pamjet e siguruara nga KALLXO.com në vend të ngjarjes, duket dy automjetet e përfshira kanë pësuar dëme.

Aksident trafiku në Badovc – VIDEO