Përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Lisbonë

Shtatorja e Shën Nënës Terezës është inauguruar në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë pjesë në këtë ngjarje bashkë me kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlo Moedas.

Osmani tha se kjo nuk është vetëm një vepër arti.

“Kjo shtatore nuk është thjesht një vepër arti, por mbi të gjitha, një urë që na lidhë me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe dashurisë për të tjerët” – ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.

“Le të shërbejë kjo statujë si një kujtesë e vazhdueshme e bamirësisë më të madhe që njohu njerëzimi!’ – ka shkruar tutje presidentja Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron për një vizitë zyrtare në Portugali.