Vjosa Osmani në Samitin e Teknologjisë Informative. Foto: Zyra e Presidencës

Presidentja Osmani mban fjalim para pjesëmarrësve nga 160 shtete në Samitin më të madh në botë të teknologjisë informative

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë kohës sa ka qëndruar për vizitë zyrtare në Portugali u është adresuar pjesëmarrësve në Samitin më të madh në botë të teknologjisë informative, i cili po mbahet në Lisbonë.

Sipas një njoftimi, para përfaqësuesve të më se 160 shteteve, presidentja Osmani ka folur për rëndësinë e sektorit të ICT-së, barazisë gjinore, etikës dhe gjithpërfshirjes.

“Po aq sa është e rëndësishme etika për sektorin e teknologjisë informative, e cila po zhvillohet me ritëm të shpejtë, ne nuk duhet t`i harrojmë paragjykimet në rritje në këtë fushë. Prandaj, diversiteti dhe gjithëpërfshirja në zhvillimin e teknologjisë informative duhet të jenë imperativ i kohës sonë” – thuhet të ketë theksuar presidentja Osmani.

Zyra e Presidencës ka shtuar se Osmani ka vlerësuar se sektori i teknologjisë informative është jo vetëm mundësi e fuqizimit ekonomik, por edhe katalizator për transformimin e shoqërisë.

Samiti i Lisbonës është samiti më i madhi në botë në fushën e teknologjisë informative, ndërkohë që në këtë edicion ka mbledhur afro 160 shtete dhe mbi 70 mijë pjesëmarrës.

Vjosa Osmani në Samitin e Teknologjisë Informative. Foto: Zyra e Presidencës
Vjosa Osmani në Samitin e Teknologjisë Informative. Foto: Zyra e Presidencës
Vjosa Osmani në Samitin e Teknologjisë Informative. Foto: Zyra e Presidencës