Debatik Delijaj

Personi që po kërkohet nga policia dyshohet për sulm me sëpatë ndaj 72-vjeçarit në Gjakovë

Policia e Kosovës ka kërkuar gjatë ditës ndihmë për gjetjen e një personi, i cili dyshohet për vrasje në tentativë.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin, Debatik Delijaj nga fshati Bardhaniq në Gjakovë, i cili dyshohet se më 27 qershor 2022 kishte sulmuar me sëpatë një 72-vjeçar.

Viktima kishte pësuar lëndime të rënda, për të cilat ishte dërguar për trajtim të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai sot, për KALLXO.com ka konfirmuar po ashtu se Delijaj është duke u kërkuar për rastin në fjalë.

Në njoftimin e Policisë është thënë se në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit e Delijaj edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë.

Prandaj, Policia kishte kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografi të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor.

Nëse e shihni këtë person njoftojeni menjëherë Policinë – FOTO

Tentim vrasje në Gjakovë, 72-vjeçari goditet me sakicë