Foto-ilustrim

Tentim vrasje në Gjakovë, 72-vjeçari goditet me sakicë

Në fshatin Bardhaniq të Gjakovës një burrë 72-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda pasi është sulmuar me me sëpatë nga një person tjetër.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Stacioni Policor-Gjakovë është informuar se në fshatin Bardhaniq rreth orës 19:25 i dyshuari i gjinisë mashkullore e kishte goditur viktimën po ashtu i gjinisë mashkullore (i lindur në vitin 1950), me sëpatë, me ç’rast i kishte shkaktuar lëndime të rënda”, tha Elezaj.

Tutje ai ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Patrulla policore së bashku me njësitet e tjera relevante policore kanë dalë në vendngjarje. Viktima është dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë”, tha ai.

Zëdhënësi ka konfirmuar se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i krimeve të rënda, me urdhër të të cilit rasti iniciohet si vrasje në tentativë.