Përplasje pozitë-opozitë në Komisionin për Ekonomi

Në Komisionin parlamentar në të cilin ka raportuar, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka pasur përplasje në mes deputetëve opozitarë dhe atyre të mazhorancës.

Hajdari në këtë mbledhje ka raportuar në lidhje me projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport CERP huamarrje nga Banka Botërore.

Për kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Ferat Shalën kjo marrëveshje është e paligjshme. Shala tha se këtë e bën  ndryshimi i kësaj marrëveshje pas ratifikimit në Kuvendin e Kosovës.

Në fjalin e tij ai pati një sërë kritikash dhe vërejtje për ministren Hajdari.

“Me çfarë baze ligjore ju e keni ndryshu marrëveshjen pas ratifikimit në Kuvendin e Kosovës? A mund të na jepni sqarime se pse kanë përfituar grande, kompani të cilat nuk iu kanë përmbajt kritereve? Grande kanë nënshkru kompani të ndërtimtarisë e edhe këshilluese. Gjithashtu a mundeni me na sqaru rreth pagesës së shkollimit të sekretarit të MTI që ka kushtu rreth 12 mijë dhe kush dhe pse i ka nënshkru dikush jashtë ministirsë grandet”, tha ai.

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se ndryshimin e marrëveshjes, CERP ia ka mundësuar një klauzolë në këtë marrëveshje ndërsa sqaroi pyetjet e tjera të Shalës.

“Nëse ju aludoni në shkollimin e tij ai nuk i ka paguar 12 mijë nga projekti, 8 mijë euro janë financim nga ai. Unë ia kam aprovuar me besim të plotë, sepse ka qenë trajnim. Të gjitha grandet janë nënshkruar nga ‘teamleader’ i zgjedhur nga procedurat e Bankës Botërore, dhe nuk ka asnjë akuzë. Gazmend Mejznini, ai kishte qenë i larguar me arsye se është humbur një telefon, por që iu është m`veshur”, tha ajo.

Ndërsa Pal Lekaj tha se marrëveshje të tilla nuk mund të ndryshohen përveç nga Kuvendi.

“Çdo marrëveshje nuk ka te drejte te ndërhyhet organi që është kuvendi që mund të ndryshoj. Sa i përket kësaj, ju keni bo shkelje. Kjo marrëveshje është një kontratë për të ndihmuar bizneset, piano a është eksport, ministri Peci dhe te tjerët a janë eksport? Mos na shitni pallavra. Keni bo shkelje flagrante”, tha Lekaj.

Mimoza Kusari Lila nga Lëvizja Vetëvendosje tha se debati parlamentar në komision u devijua.

“Kjo mbledhje devijoi komplet si pasojë e pyetjeve tuaja. Nuk pat raportim kualitativ. U akuzuan njerëz me emra, nuk pajtohem me ketë nivel të debatit”, tha ajo.