PDK prezanton rezolutën për uljen e çmimit të rrymës, këto janë rekomandimet

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit rezolutën në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

Deputeti i kësaj partie, Ferat Shala tha se për dy vite, çmimi i rrymës është rritur disa herë, përkundër ankesave të qytetarëve.

“Çmimi u rrit për 100% për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kë orë energji. Siç dihet pas pezullimit të vendimit nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ishte Gjykata Supreme që i hapi rrugë zbatimit të vendimit për shtrenjtim. Shtrenjtimi nga ZRRE dhe e Qeverisë me vendimin e mësipërm u konsiderua i pamjaftueshëm. Politika e subvencionimit ishte e përkohshme dhe e pamjaftueshme  për të adresuar shqetësimet e mëdha për gjendjen e krijuar”- ka thënë ai.

Ndërsa ka prezantuar rezolutën e cila është sjellë në Kuvend me propozim të tri partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK.

Propozim rezoluta:

  1. I rekomandojmë ZRRE-së të anulojë vendimin për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike dhe të marrë vendim për uljen e çmimit të saj në harmoni me rrethanat socio- ekonomike
  2. I rekomandon ZRRE-ë që brenda afatit të arsyeshëm kohor të marrë vendim për anulimin dhe heqjen e bllok tarifës për kualifikimin e shpenzimeve të energjisë elektrike për konsumatorët familjar
  3. I rekomandon ZRRE-së ndërmarrjen e masave në raport me KESCO për sigurimin, trajtimin efektiv dhe të barabartë ndaj konsumatorëve që kanë parashtruar ankesë ndaj faturave të energjisë në muajin dhjetor 2023 dhe ankesave eventuale për vitin 2024
  4. Obligojmë qeverinë e Kosovës për marrjen e masave, vendimeve, veprimeve për krijimin e parakushteve financiare për anulimin e menjëhershëm të vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe lehtësimin e barrës financiare
  5. Kërkojmë nga ZRRE dhe Qeveria e Kosovës të njoftoj Kuvendin për përmbushjen e pikave 1, 2,3 si dhe 4 të kësaj rezolute.