Përleshjet e rrezikshme të bandave në Gjilan 5 të arrestuar

Mbrëmë lagjja “Dardania” në Gjilan ishte rrethuar me shiritat e Policisë pas një shkëmbimi me armë zjarri mes dy grupeve.

Sipas Prokurorisë së Gjilanit, përleshja me armë kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje mes katër të dyshuarve Sh.Xh. (1995), Sh.Xh. (1994), R.Sh. dhe A.Sh. me të dyshuarin tjetër L.Q.

Dy grupet ishin gjuajtur mes vete me armë.

Policia më pas kishte konfiskuar në vendin e ngjarjes si provë 10 fishekë.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë së Gjilanit, Liridona Xheladini.

Sipas saj, Prokuroria ka dërguar kërkesën për paraburgim ndaj pesë të dyshuarve të invovluar në rastin e përleshjes me armë.

Tutje, Xheladini tregoi se asnjë nga të dyshuarit nuk ka pësuar lëndime.

Liridona Xheladini shtoi se në rast është i përfshirë edhe një person tjetër por që i njëjti është në arrati.

KALLXO.com raportoi në lidhje me rastin.

Gjuajtje me armë mes dy grupesh në Gjilan

Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Gjilan