Gjuajtje me armë mes dy grupesh në Gjilan

Në Gjilan para pak minutash ka ndodhur një incident gjatë të cilit ka pasur gjuajtje me armë zjarri.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Shaban Azizi nga Policia e Rajonit te Gjilanit, ndonëse nuk ka dhënë detaje të tjera.

Ndërsa Liridona Xheladini, zëdhënëse në Prokurorinë e Gjilanit, ka thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 fishekë.

Ajo tha se nuk ka ndonjë të arrestuar.

“Dyshohet qe dy grupe mes vete janë gjuajtur me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi dhjetë fishekë plumbash të armëve dhe për momentin nuk ka ndonjë person te arrestuar. Prokuroria ne bashkëpunim me policinë, janë duke punuar intensivisht në mënyrë që të identifikohen personat e dyshuar”, ka thënë ajo për KALLXO.com.

Sipas saj motivi i kësaj gjuajtjeje me armë zjarri ende nuk dihet.