
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Dyshohet se kanosi Kurtin në rrjete sociale, kërkohet masa e paraburgimit
03.9.2022 - 18:40
Një person është arrestuar dje nën dyshimin se ka kanosur përmes rrjeteve sociale kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ngjarja është raportuar se ka ndodhur dje në fshatin Beguncë të Vitisë, rreth orës 12:06.
KALLXO.com mëson se Prokuroria e Gjilanit ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Rasti është në procedurë hetimore.
Kurti ishte kërcënuar edhe në tetor të vitit 2021.