Foto: KALLXO.com

Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Gjilan

KALLXO.com mbrëmë ka raportuar për një incident në Gjilan ku ka pasur edhe gjuajtje me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00, ku janë arrestuar katër persona të dyshuar.

Sipas policisë, të dyshuarit për këtë rast, për shkaqe ende të panjohura janë gjuajtur me armë zjarri më mes vete dhe më pas me vetura janë larguar nga ai lokacion.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 13 gëzhoja të fishekëve, të  dy llojeve kalibrash.

Nga dy prej personave të dyshuar, janë konfiskuar dy pistoleta dhe një fishek, të cilat dyshohet se ishin përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit për këtë rast janë dërguar në mbajtje.

Gjuajtje me armë mes dy grupesh në Gjilan