Foto: KALLXO.com

Përleshje mes 6 personash në Cernicë

Gjashtë persona janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje, gjatë të cilës është përdorur edhe një pistoletë me gaz.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cernicë të Gjilanit të premten rreth orës 21:00.

Policia njofton se si pasojë e rrahjes janë lënduar një person i gjinisë femërore dhe disa nga të dyshuarit, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar pistoleta, një pushkë gjuetie me dy fishekë dhe 7 gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor.