Ilustrim

Përleshja fizike përfundon me gjuajtje me armë në Ferizaj

Një përleshje fizike që nisi në orët e para të ditës së djeshme në Ferizaj në mes disa personave përfundoi në gjuajtje me armë zjarri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se pas përleshjes me disa persona, njeri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Viktima ka raportuar se i ka ikur plumbit e nuk është goditur.

Raporti policor bënë të ditur se në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Tutje është thënë se si pasojë e përleshjes fizike, viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor.

Po ashtu është njoftuar se nuk ka ndonjë të arrestuar në këtë rast të iniciuar si vrasje në tentativë.