Përjashtohen nga salla e gjykimit katër familjarë të Agonis Tetajt

Katër nga familjarë të Agonis Tetajt janë përjashtuar nga salla e gjykimit nga kryetari i kolegjit, Beqir Kalludra.

Në gjykatën e Apelit është duke u mbajtur seanca për shqyrtimin e ankesave në rastin e Shaban Gogajt, i akuzuar për vrasjen Agonis Tetajt.

Seanca u shoqëruar me tensione në mes të familjarëve të palës së dëmtuar në momentin kur fjalën e miri mbrojtësi i Gogajt, avokati Besnik Berisha.

 

Prokuroria me ankesën e saj kundër aktgjykimit të Gjykatës së Pejës ku Shaban Gogaj ishte shpallur fajtor për vrasje nga pakujdesia dhe armëmbajtje pa leje, kërkoi që çështja të kthehet në rigjykim apo aktgjykimi i shkallës së parë të ndryshohet për pikën një të aktakuzës dhe të njëjtit t`i shqiptohet dënim më i ashpër.

Prokuroria pretendon se ankesa e saj bazohet në shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, zbatimit të gabuar të kodit penal, vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

Ankesë lidhur me aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë kanë paraqitur Prokuroria Themelore e Gjilanit dhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar në njërën anë.

Ankesë lidhur me vendimin e gjykatës së Pjesës kishte paraqitur edhe Berat Tmava në cilësinë e mbrojtësit të palës së dëmtuar.

Tmava në këtë ankesa ka kërkuar që aktgjykimin e gjykatës në Pejë ta anuloj dhe çështjen ta kthej në rigjykim apo aktgjykimin e ankimuar ta ndryshoj dhe të akuzuarin Shaban Gogaj ta shpall fajtor për diapozitivin një të aktakuzës, për veprën penale vrasje e rëndë, kurse për posedim të paautorizuar të armës të ti shqiptoj dënim konform dispozitave.

Gjithashtu në këtë kërkesë Tmava kërkoi nga gjykata që të akuzuarit tjetër në këtë rast Isuf Cecaj ti shqitoj dënim shumë më të lartë.
Tutje Tmava tha që nga vrasja e tashmë të ndjerit Tetaj, ka pasur ndërhyrje të shumta nga njerëzit e pandërgjegjshëm për ta favorizuar të akuzuarin Tetaj.

“Duke pasur parasysh edhe shkeljet e shumta prej datës 23.09.2018 kur ka ndërruar jetë Agonisi Ka pasur ndërhyrje të shumëta nga njerëz të pandërgjegjshëm vetëm e vetëm qe Shaban Gogajn ta favorizojnë… për këtë çështje juridiko penale”- tha Tmava

Tetaj gjithashtu kërkoi nga gjykata që në qoftë se rasti kthehet në rivendosje, lënda të shqyrtohet nga ndonjë gjykatë tjetër e jo nga ajo e Pejës me pretendimet se në atë gjykatë ka ndikime.

Ndërkaq Prindi i të ndjerit Agonnis Tetaj, Isuf Tetaj kërkoi nga gjykata drejtësi e asgjë më shumë

“…Unë vetëm kërkoj drejtësi, me kanë drejtësia në rregull, mos me pas dallavere me drejtësi, unë e kam pa me sy qysh më është vravrë djali…, unë vec e du drejtësinë, është ma mire edhe për ata edhe për mu drejtësia…, Sjam ka kërkoj diçka ma tepër vec se me mu zbardhë se pse mu ka vra djali, qysh mu ka vra djali”- tha Isuf Tetaj.

Ankesë për vendimin e gjykatës së Pejës kishte ushtruar edhe mbrojtësi i të akuzuarit Shaban Gogaj, Bensik Berisha.
Sipas Berishës objekti i ankesës sipas tyre është që të zbutet sanksioni penal për të akuzuarin Gogaj.

 

Në Gjykatën e Apelit nesër pritet të shqyrtohet rasti i vrasjes së Agonis Tetajt

Në Gjykatën e Apelit nesër pritet të shqyrtohet rasti i vrasjes së Agonis Tetajt