Foto: KALLXO.com

Përfundon me barazim ndeshja Kosova-Zvicra

Lajm në zhvillim

22:42 – Ka përfunduar me barazim ndeshja Kosova-Zvicra

Rezultati në fund të ndeshjes Kosova-Zvicra ishte 1-1. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Foto: KALLXO.com

22:22 – Kosova barazon rezultatin

Kombëtarja e Kosovës e ka barazuar rezultatin në ndeshjen me Zvicrën. Golin për dardanët e shënoi Florent Muslija në minutën e 74-t.

21:55 – Ndeshja Kosova-Zvicra, helvetikët kalojnë në epërsi

Kombëtarja e Zvicrës ka kaluar në epërsi me golin e shënuar në minutën e 47-të me golin e R. Vargas.

21:34 – Ndeshja Kosova-Zvicra, përfundon pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosova-Zvicra.

Rezultati është ai i fillimit – 0:0.

20:45 – Nis ndeshja Kosova-Zvicra

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka nisur ndeshja mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës.

Kjo është ndeshja e fundit e grupit në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Vetëm fitorja me diferencë prej gjashtë golave do të kualifikojë Kosovën nga pozita e parë, në të kundërtën mbesim në “play-off” nga vendi i dytë.