Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Për shkak të fajdes, ia mori zinxhirin nga qafa, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Një burrë nga Gjakova është arrestuar nën dyshimin se më 25 gusht, nga ai, viktima mashkull kishte marrë para me fajde por nuk ia kishte kthyer obligimin, derisa i dyshuari, me dhunë kishte marrë nga nga qafa viktimës një zinxhir ari.

Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje

Rasti kishte ndodhur në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në Gjakovë.

”Lidhur me rastin, me 12.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se nga ai viktima mashkull kishte marrë para me fajde por nuk ia kishte kthyer obligimin, andaj i dyshuari me dhunë nga qafa viktimës ia kishte  marrë një zinxhir ari. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin e policisë.