Pejë – Gjendet i vdekur në banesë një shtetas i Turqisë

 

Një shtetas i Turqisë është gjetur i vdekur në banesën e tij në Pejë. Siç njofton Policia rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

“Raportohet se viktima mashkull K/Turk shtetas i Turqisë në banesën e tij është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka njoftuar Policia.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur Policia.