Pejë, arrestohet pasi organizon dasmë me 40 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë të dielës me 23 gusht, ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti duke mos respektuar vendimin e qeverisë, ka organizuar aheng familjar me rreth 40 persona.

Sipas njoftimit të Policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ rreth orës 23:10.