Foto: Ilustrim

Pejë, arrestohet i dyshuari teksa po voziste veturën e vjedhur

Në Rrugën ‘Emrush Miftari’ në Pejë është arrestuar i dyshuari derisa ishte duke vozitur veturën e vjedhur.

Policia më pas e ka konfiskuar veturën dhe ia ka kthyer pronarit.

Vetura ishte raportuar si e vjedhur ditën e djeshme.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është  dërguar në mbajte.