PDK premton mbështetje në sportet për personat me aftësi të kufizuara

Partia Demokratike e Kosovës në planin e tyre të qeverisjes kanë futur edhe mbështetjen e sporteve për personat me aftësi të veçanta në mënyrë që të njëjtit të inkuadrohen dhe të kenë klubet e tyre.

Kështu ka thënë gjatë një debati në RTV 21, kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së Eliza Hoxha.

Sipas Hoxhës, personat me aftësi të kufizuara do të ndihen të barabartë në shoqërinë kosovare me anë të kësaj mbështetje që do t’u jepet nga PDK.

“Të ndihen të barabartë dhe të ketë një bashkëpunim apo memorandum me Ministrinë e Arsimit që sporti të zhvillohet në shkolla në mënyrë obligative ashtu siç e kemi pasur ne dikur, masovizimi i sportit te të rinjtë si domosdoshmëri si mënyrë jetese, që të jetojnë shëndetshëm”, tha Hoxhaj në debatin i cili po zhvillohet në kuadër të fushatës së subjekteve politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.