Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

PDK nuk do të ketë kandidat për kryetar të Pejës

Partia Demokratike e Kosovës, ka vendosur që pas vrasjes së dy zyrtarëve të saj, mos të ketë një kandidat të ri për kryetar të Komunës së Pejës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.

“Për shkak të rrethanave që janë krijuar e që patën përmasë tragjike dhe për shkak të respektit ndaj zyrtarëve të PDK-së që pësuan në Pejë por edhe konsideratës ndaj familjeve të tyre, dega në Pejë, ka ardhur në përfundim që është e udhës që të shkojmë në këto zgjedhje vetëm me asamblist”, tha Abdullahu.

Astrit Demaj, kandidat i PDK-së mbeti i vrarë të mërkurën në mbrëmje pas disa të shtënave me armë. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë edhe Blerand Kadriaj, ish kandidat për kryetar të Deçanit në zgjedhjet lokale të 2017.

Deri më tani është i arrestuar vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj i cili është i plagosur në krah.

Nga KQZ thanë për KALLXO.com se Partia Demokratike e Kosovë ka kohë që deri të hënën në ora 11:00 të propozoj kandidatin e ri.