Pazaret milionëshe me prona - LIVE

Sonte përballë Jeta Xharrës në emisionin “Jeta në Komunë” do diskutohet për pazaret milionëshe me pronat komunale.

Të ftuar në këtë panel janë: Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, Bujar Bajraktari nga Zyra e Auditimit, Venera Çerkini, drejtoreshë e Departamentit ligjor në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe Kreshnik Gashi, autor i emisionit “Drejtësia në Kosovë”.

Të ftuarit do diskutojnë për uzurpimin e pronave publike, fitimet milionëshe nga shfrytëzimi i tyre, mospublikimi i listës së uzurpatorëve, lidhja e tyre me politikën si dhe procesin e privatizimit nga ana e AKP.