Logo e NP KRU" Prishtina"

Pas raportimit të KALLXO.com, sanohet problemi me gypin që "ujiste" rrugën në Prishtinë

Dje KALLXO.com raportoi për rrjedhjen e ujit të pijshëm në rrugën ‘Bajram Kelmendi’ afër shkollës Elena Gjika, si pasojë e dëmtimit të gypit nga punimet në rrugë.

Arjeta Mjeku, zëdhënëse në ‘KRU Prishtina’ për KALLXO.com ka konfirmuar se pas lajmit të djeshëm kujdestaria ka dalë në terren për të sanuar problemin.

“Po rasti është sanuar dje pas daljes në terren nga kujdestaria që merren me probleme të tilla,” është shprehur Mjeku.

Dëmtimet e gypave të ujësjellësit gjatë punimeve në rrugë janë shumë të shpeshta, kjo edhe për shkak të pakujdesisë nga ana e punë kryeseve.

Prishtinë: Dëmtohet gypi, uji rrjedh nëpër rrugë