Prishtinë: Dëmtohet gypi, uji rrjedh nëpër rrugë

Derisa qytetarët çdo ditë po paralajmërohen se do mund të kenë reduktime uji si shkak i mungesës gjatë këtij viti, diku tjetër uji po shkon dëm duke mos u sanuar problemi.

Në rrugën “Tahir Sinani” dhe “Bajram Kelmendi” afër shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, për të dytën herë është dëmtuar gypi i ujit të pijshëm duke e lënë ujin të rrjedh nëpër rrugë.

Gjendja e tillë e rrugëve paraqet problem dhe për banorët e asaj zone të cilët detyrohen të ecin nëpër këtë rrugë.

Më poshtë keni  pamje sesi uji i pijshëm shkon dëm pas dëmtimit nga punimet në rrugë: