Paralajmërohet publikimi i dy raporteve të auditimit për RTK-në këtë javë

Gjatë kësaj javë pritet që të publikohen dy raportet e auditorit për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).

Këtë e ka konfirmuar Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca e cila gjatë ditës ishte në raportim në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Ajo ka njoftuar se janë duke u finalizuar dy raporte, raporti i pasqyrave vjetore financiare dhe ai i performancës.

“Është parapa në planin vjetor të auditimit edhe auditimi financiar i pasqyrave vjetore financiare për Radiotelevizionin e Kosovës e po ashtu edhe auditimi i performancës”, tha ajo.

Spanca shtoi se auditorët po i finalizojnë të dy raportet të cilat sipas saj i kanë dërguar në RTK për komente.

“Kemi marr konfirmimin për pajtueshmërinë e gjetjeve dhe rekomandimeve  gjatë kësaj jave pritet t’i publikojmë dy raportet e auditimit”, shtoi ajo.