Forcat ruse largohen nga qyteti Irpin, dhjetëra viktima në rrugë Foto: VOA

Pamjet pas largimit të forcave ruse nga qyteti Irpin në Ukrainë - VIDEO

Pasi forcat ruse u larguan nga qyteti Irpin në Ukrainë, ajo që mbeti pas ishte vetëm shkatërrim dhe një numër i lartë viktimash.

Sipas një videoje nga Shërbimi i Urgjencës ukrainase, publikuar nga agjencia Reuters, një numër i lartë viktimash ndodheshin në rrugët e qytetit, raporton Zëri i Amerikës.

Rusia po vazhdon sulmet në Ukrainë, ndonëse të martën pas takimit mes të dyja palëve në Stamboll të Turqisë, përfaqësuesit rusë ishin zotuar se do të reduktojnë sulmet.