PAMJE - Vazhdon bastisja edhe në Leposaviq, të pranishëm janë edhe EULEX

Ka vazhduar bastisja e Policisë së Kosovës edhe në rajonin e komunës së Leposaviqit, në orët e pasditës së ditës së sotme.

Në këto bastisje të pranishëm janë edhe policia ndërkombëtare e EULEX-it.

Në ndërkohë, sot janë bllokuar edhe 20 rrugë ilegale përgjatë kufirit me Serbinë.

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshanit, për bllokimin e rrugëve janë përdorur blloka betoni e janë hapur gropa.

Bllokohen mbi 20 rrugë ilegale në kufirin me Serbinë