Pamje nga momenti kur Njësia Speciale i solli në Gjykatë të arrestuarit për sulmin terrorist në Banjskë

Nën masa të rrepta të sigurisë nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë sjellë në gjykatë dy prej të arrestuarve për terrorizëm të cilët u kapën në Banjskë.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve për terrorizëm:  V. T., B. S. dhe D. M.

“Kërkesa është bërë kundër tre të pandehurve për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129, lidhur me nenin 33 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, njoftoi Prokuroria Speciale.

Seanca pritet të mbahet nga ora 10:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.

Seanca gjyqësore për njërin nga të dyshuarit për përfshirje në grupin terrorist u mbajt në QKUK

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka mbajtur seancën dëgjimore në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK), duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit V. T., i dyshuar për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 i KPKS – së dhe kryerja e veprave terroriste nga neni129 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të dielën një grup prej mbi 30 personash sulmuan patrullën e policisë në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos një polic tjetër.

Policia pasi rrethoi zonën u ishte përgjigjur shkëmbimeve të zjarrit të grupit terrorist, duke i lënë tre të vrarë dhe disa të plagosur dhe arrestoi gjashtë tw dyshuar lidhur me sulmin terrorist.

Detaje për aksionin e policisë dhe municionet që u gjetën në Banjskë