Pamje - Automjete të blinduara të Policisë lëvizin nga jugu për në kampin 'Belvedere'

Disa automjete të blinduara, përfshirë dhe një top uji janë filmuar duke lëvizur nga Mitrovica Jugore në drejtim të kampit ‘Belvedere’.

Kallxo.com është duke raportuar nga veriu i vendit. Para pak qestesh disa ekipe të Policisë kanë zëvendësuar kolegët e tyre serb që kanë ofruar dorëheqjen.

KALLXO.com raportoi se ekipe nga stacionet policore Mitrovicë e Jugut dhe nga Vushtrria kanë bërë zëvendësimin e kolegëve ët dorëhequr në disa prej stacioneve policore ne Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Pamje – Policët e rendit me automjetet e veta arrijnë në stacionet policore në Zveçan