Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetararja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla. FOTO: Presidenca.

Osmani takohet me kryekuvendaren e Shqipërisë, kërkon përkrahjen në kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Shqipëri është takuar me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas komunikatës për media, presidentja Osmani dhe kryeparlamentarja Nikolla diskutuan edhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet organeve legjislative të të dy shteteve si dhe shkëmbimit të përvojave e kapaciteteve.

FOTO: Presidenca e Kosovës.

“Sipas presidentes Osmani, ekziston përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave të Kosovës dhe Shqipërisë, duke rritur koordinimin dhe bashkërendimin në fushën e politikës së jashtme” – thuhet në komunikatë.

Aty tutje është bërë se presidentja Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të përkrahjes së delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Evropës për përfundimin me sukses të trajtimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.

Po ashtu, është bërë e ditur se Osmani më tej ka theksuar se integrimi euroatlantik është synimi i përbashkët i të dy vendeve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetararja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla. FOTO: Presidenca e Kosovës.