Takimi Osmani, Kurti dhe Blinken në SHBA, 27 prill 2022 Foto: Zyra e Presidentes Vjosa Osmani

Osmani: ShBA rikonfirmoi se dialogu duhet të përqendrohet në njohje të ndërsjellë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i vendit, Albin Kurti janë kthyer sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku qëndruan për katër ditë.

Presidentja Osmani përmes një konferencë për media ka treguar rreth takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

“U rikonformua nga administrata amerikane që procesi të përqendrohet në njohje të ndërsjellë dhe natyrisht ne kemi shprehur qëndrimet tona e kemi informuar në detaje Sekretarin ku qëndrojmë në disa prej marrëveshjeve, si ajo për energjinë, në diskutime tjera”, tha Osmani duke shtuar e është dikutuar edhe rritja e numrit të vendeve që do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Gjithahtu Osmani tha se në takimin me blinken është diskutuar edhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Shumica dërrmuese e njohjeve e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare që i ka sot Kosova janë në masë të madhe fal mbështetjes së SHBA-së. Prandaj kemi diskutuar në esencë se si mund të fuqizohet pozita ndërkombëtare e Kosovës, duke u siguruar që Kosova të anëtarësohet edhe organizata tjera ndërkombëtare me ndihmën e SHBA-së”, shtoi ajo.

Osmani e Kurti sot priten nga Sekretari amerikan i Shtetit