Takimi Osmani, Kurti dhe Blinken në SHBA, 27 prill 2022 Foto: Zyra e Presidentes Vjosa Osmani

Osmani e Kurti sot priten nga Sekretari amerikan i Shtetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot në Departamentin Amerikan të Shtetit, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, do të priten nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në orën 16:30, sipas kohës lokale në Washington D.C.

Osmani tha se së bashku me Kryeministrin Kurti, në këtë takim do të fokusoheni në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni, reformat që po i ndërmarrin institucionet e Kosovës si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.

“Kosova është e bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar ajo në Facebook.

Osmani e Kurti dje kanë nisur vizitën në SHBA.